Probleme për Mançester Junajtid, duhet të ”blejë” nga rivalët drejtorin e ri sportiv ose ta presë dy vite

by admin
Spread the love

Mançester Junajtd ka piketuar Den Ashuorth si drejtorin e ri sportiv të klubit. Por nuk do të jetë e thjeshtë për të marrë britanikun i cili aktualisht mban këtë rol në radhët e Njukasëll.

“Daily Mail” bën të ditur se në fakt Ashuorth i ka kërkuar zyrtarisht Njukasëllit që të largohet, pasi dëshiron t’u bashkohet “djajve të kuq”. Por kjo nuk do të jetë shumë e lehtë, pasi ai ka një kontratë efektive me këtë klub dhe i mbeten rreth dy vite deri në fundin e saj.

Kështu, Mançester Junajtid duhet të negociojë për prishjen e marrëveshjes, duke i paguar një shumë të rëndësishme Njukasëllit. Ose në të kundërt, të presë për dy vite deri në përfundimin e marrëveshjes aktuale, për ta bërë Ashuorth pjesë të klubit, gjë që duket pak e mundshëm pasi Xhim Retklif kërkon që në verë të ketë gati çdo strukturë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like