Probleme me biletat në Kupën e Kombeve të Afrikës

by admin
Spread the love

Kupa e Kombeve të Afrikës (Afcon) 2023, që po zhvillohet në Bregun e Fildishtë, ka probleme me biletat duke lënë shumë tifozë të frustruar dhe të zemëruar.

Kamerunasit dhe tifozët e Guineas ishin mes atyre që nuk mundën të hynin në stadiumin Charles Konan Banny në Yamoussoukro, për shkak të mungesës së biletave, pavarësisht se udhëtuan qindra kilometra për të parë ndeshjet e ekipeve të tyre.

“Ku janë biletat? Ne duam të blejmë bileta.

Na thanë të vinim këtu, se biletat shiten këtu. Kemi ardhur, ende nuk kemi bileta”. Një tjetër fans shpjegon sesi këto bileta i shiten një grupi individësh që i rishesin me çmime shumë më të larta se shuma normale. Bileta më e lirë shitet për 5000 franga, por në tregun e zi, kjo shitet mbi 40,000 franga.

Që nga fillimi i turneut, frekuentimi i ndeshjeve ka qenë i ulët.

Në ndeshjen hapëse midis Bregut të Fildishtë dhe Guinea Bissau, vetëm 36,858 tifozë e ndoqën ndeshjen në stadiumin me 60,000 vende. Ndeshjet e Nigerisë, për të cilat biletat u shpallën të shitura, kishin vetëm rreth 9000 mbështetës të dielën.

Në funksion të kësaj, Robert Beugre Mambé, kryeministri i Bregut të Fildishtë dhe ministër i sportit, ka deklaruar se shitjet e biletave janë menaxhuar nga Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF), por komiteti organizativ lokal do të hetojë situatën dhe do ta zgjidhë çështjen.

You may also like