Pritje të mëdha nga trajneri Foda, Kosovës i kërkohet të rrisë intensitetin dhe presingun

by admin
Spread the love

Ndeshja e parë e trajnerit të kombëtares së Kosovës Franco Foda, i cili debutoi me fitore në miqësoren kundër Armenisë, është komentuar dhe vlerësuar në studionin e “Info Natës” në Tëvë1.

Jusuf Tortoshi, trajner futbolli, duke vlerësuar paraqitjen ka thënë se Kosovës i duhet të rrisë intensitetin dhe presingun.

Ai ka thënë se trajneri i ri do të kërkojë disiplinë në skuadër.

“Kombëtarja duhet me rritë intensitetin dhe presingun. Disiplinë dhe jo tolerime, këto dy janë shumë të rëndësishme për skuadrën”, tha ai.

Ndërsa, kryeredaktori i sportit në Tëvë 1, Bujar Mehmeti, tha se pritjet ndaj trajnerit të ri janë të mëdha, pasi Kosova ka humbur dy herë rastin për kualifikim në kampionatin evropian dhe botëror.

“Ka shumë pritje, trajneri i ri vjen më me se shumti përvojë nga ata që kanë qenë sidomos me udhëheqjen me kombëtare. Mënyrën se si e ka përçuar frymën te lojtarët menjëherë ka ndryshuar, s’kemi parë kësi gjerë të fliten”, tha Mehmeti.

Pas katër ditësh, Kosova luan miqësoren e dytë të marsit, përballjen me Hungarinë që e luan më 26 mars në Budapest.

You may also like