Pritet të largohet nga Sociedadi, Adnan Januzaj gati të transferohet në Serie A

by admin
Spread the love

Largimi i Lorenzo Insignes nga Napoli në fundin e sezonit është diçka zyrtare, e megjithatë drejtuesit e klubit nuk e kanë gjetur ende zëvendësuesin e tij. Megjithatë, sipas asaj që raporton Corriere delo Sport, Spallettin po e tundon shumë afrimi i Adnan Januzaj.

Ky i fundit aktualisht aktivizohet me Real Sociedadin, por kontrata e tij skadon në fundin e këtij sezoni. Sulmuesi shqiptar i kombëtares belge nuk po planifikon të rinovojë kontratën me spanjollët dhe mundësia që të largohet është e lartë.

Gjithashtu, atij i pëlqen një eksperiencë në Itali dhe te Napoli mund të gjente ambientin perfekt për karakteristikat e tij. Por Januzaj nuk është objektivi i vetëm i Napolit. Drejtori sportiv, Giuntoli, përveç Januzaj, po ndjek me kujdes kolumbianin Sinisterra, si dhe dy lojtarët e Sassuolos, Traore dhe Domenico Berardi. /oversport.tv

Foto: Real Sociedad de Fútbol, Facebook

You may also like