Prishtina mbetet pa Wilsonin për disa javë

by admin
Spread the love

Sigal Prishtina ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kryesor për të paktën tri javë.

Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar të enjten se amerikani Derrick Wilson nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Albert Sylejmani deri kah gjysma e muajit të ardhshëm.

Fundori Wilson ka pësuar një lëndim të krah dhe pas ekzaminimeve është konstatuar se duhet të pauzoj për 2 apo 3 javë. Ai është lënduar në fitoren e Prishtinës në Qipro ndaj AEL-it në kuadër të Ligës Ballkanike. Wilson është ndër më të dalluarit te Prishtina pasi këtë edicion po luan me një mesatare prej 15 pikëve për ndeshje.

Po ashtu, Prishtina ka njoftuar se kapiteni Dardan Berisha pothuajse është rikuperuar dhe do t’ bashkohet ekipit pas dhjetë ditësh. Ndërkohë, Muhamedali Janjeva është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të rikthehet në duelin ndaj Besëlidhjes.

Prishtina dhe Besëlidhja përballen sonte prej orës 19:00 në Vlorë në kuadër të çerekfinaleve të “Final 8” të Ligës Unike që ka nisur të mërkurën.

You may also like