Prezantohet Belotti: Roma ishte prioriteti im, nuk duhet të vendosim limite

by admin
Spread the love

“Është një kampionat i çuditshëm, por e shoh si një mundësi për lojtarët që nuk do të shkojnë në Botëror për të qenë menjëherë në dispozicion, sepse do të ketë shumë ndeshje. Do të ketë nevojë për të gjithë. Objektivi është të fitojmë ndeshje pas ndeshjeje.

Që ditën e parë kam perceptuar dëshirën për fitore, edhe në stërvitje. Roma mund ti fitojë të gjitha ndeshjet. Mbetet për tu parë se ku do të arrijmë, por nuk duhet të vendosim limite”, ka thënë Andrea Belotti në konferencën e parë për shtyp si një lojtar i Romës.

“Kam kaluar një verë pak të çuditshme, por prioriteti im ka qenë gjithmonë Roma, sepse e di që jam bashkuar me një projekt të rëndësishëm, me një skuadër dhe klub që ka ambicie të mëdha. Për këtë kisha nevojë. Nuk kërkoja një kontratë të mirë, por një situatë sportive të përshtatshme dhe për mua Roma ishte mundësia më e mirë”, ka thënë sulmuesi. / Oversport.tv

You may also like