Prezantimi zyrtar pritet më 3 janar, Vitor Roke: Ëndrra ime është të fitoj Champions me Barçën

by admin
Spread the love

Vitor Roke ka mbërritur në Barcelonë dhe ndihet i lumtur për këtë. Ai zbarkoi në Barcelonë të mërkurën e kaluar dhe që atëherë ai ka mundur të shohë, edhe më shumë, ndikimin e madh të nënshkrimit të tij.

Sulmuesi 18- vjeçar brazilian, i cili nënshkroi kontratë me Barçën në korrik deri në qershor 2031, ka zhvilluar seancën e parë me ekipin e tij të ri pasditen e së premtes. Ai ka takuar trajnerin Ksavi dhe skuadrën, teksa para prezantimit ka folur për mediat e klubit katalanas.

FIRMA – “Fillimisht nuk e besova. Pas një kohe gjërat u bënë serioze. Unë fola me babanë tim dhe kur gjithçka u konfirmua, u gëzova shumë sepse ëndrra ime po realizohej. Barcelona ishte ‘opsioni’ i vetëm, nuk doja asnjë klub tjetër. Është klubi më i mirë në botë dhe gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaj këtu. Idhuj të mëdhenj si Romario dhe Nejmari kanë kaluar gjithashtu nga ky ekip, të cilët shënuan historinë. Do të jetë një kënaqësi për të mbrojtur këtë fanellë”.

PËRGATITJA – “Jam shumë i lumtur me gjithçka që po ndodh në jetën time. Unë me të vërtetë dua të bëj gjëra të mira, të mësoj dhe të kënaqem. Gjatë gjithë kësaj kohe, jam përgatitur me një trajner personal dhe çdo ditë kam folur me të për të arritur në mënyrë perfekte në Barcelonë”.

PRESIONI – “Jam i qetë. Mundohem të mos mendoj shumë, të mos shkoj më tej. Thjesht dua të ndihmoj klubin që të fitojë sa më shumë tituj”.

IDHUJT – “Janë shumë, por unë do thoja Nejmari, Romario, Ronaldo dhe Ronaldinjo. Këta janë ata që mendoj se kanë pasur ndikimin më të madh tek unë”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like