Presioni i UEFA-s bën punë, Juventus “tradhton” Barcelonën dhe Real Madrid

by admin
Spread the love

Klubi i Juventus duket se është tërhequr nga projekti i Superligës europiane të ideuar disa vite më parë në bashkëpunim me Barcelonën dhe Real Madridin.

Sipas shtypit spanjoll, bardhezinjtë i janë dorëzuar presionit të UEFA-s duke njoftuar katalanasit dhe madrilenët se tashmë nuk e mbështesin idenë e tyre dhe nëse do të duhet ta vijojnë projektin, atëherë janë të vetëm në përballje me UEFA-n.

Kujtojmë se Juventus është në mes të një çështje gjyqësore me UEFA-n pas dënimit të marrë në Itali për shkak të plusvalencave dhe çështjes së pagave të lojtarëve. Megjithatë, në këtë moment që “Zonja e Vjetër” dorëzohet mbi projektin e Superligës mund të përfitojë dhe të falet nga UEFA që nga ana tjetër e “kërcënonte” klubin me një pezullim pesëvjeçar nga aktivitetet europiane.

Tashmë, mbetet vetëm plotësimi i disa dokumentave dhe ndjekja e disa procedurave burokratike që mund të marrin disa javë kohë para se të zyrtarizohet largimi i Juventus nga organizimi i një kompeticioni si Superliga Europiane./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like