Presidenti Mattarella refuzon dorëheqjen e Mario Draghit: Çfarë ndodh tani?

by admin
Spread the love

Presidenti i Republikës së Italisë Sergio Mattarella, nuk e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi. Edhe partitë kryesore të koalicionit qeverisës kanë kërkuar që Draghi të qëndrojë në detyrë.

Dorëheqja nuk vjen për arsye numrash (qeveria e Draghit ka mazhorancën edhe pa 5 Yjet), por politike.

Sipas tij, “pakti i besimit që qëndron në themel të qeverisë ka dështuar”.

“Votat e sotme në Parlament janë një fakt shumë domethënës nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj është zhdukur. Edhe kushtet për realizimin e programit nuk ekzistojnë më. Sonte do t’i dorëzoj dorëheqjen Presidentit të Republikës. Pakti i besimit që qëndron në themel të qeverisë ka dështuar”, deklaroi Draghi.

Vendimi vjen pas përplasjeve me partinë 5 Yje të ish-kryeministrit Giuseppe Conte. Ky i fundit e ka kritikuar për mungesën e reformave, si dhe për qasjen ndaj luftës në Ukrainë.

Vendimi, që është një sfidë e Mario Draghit ndaj një shumice që e ka mbështetur në fillim, por që tani duket gjithmonë e më e ndarë, e përberë nga parti me ideologji dhe qasje të ndryshme, veçanërisht për ekonominë, sigurinë e brendshme dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

Draghi është lider i një koalicioni të madh që përfshinte praktikisht të gjitha partitë e mëdha, nga e majta e Partisë Demokratike, populistët e 5 Yjeve e deri tek qendra e djathtë e Forza Italia dhe të djathtët e Lega.

Çfarë ndodh tani?

Qeveria do të japë dorëheqjen në Parlament dhe do t’iu takojë partive nëse do ti rinovojnë besimin ose jo. Pra përgjegjësinë për dhënë qeverisë Draghi (ose ta konfirmojnë në vendin e tij) duhet ta marrin partitë duke dalë haptazi me votat e tyre.

E vetmja parti e madhe që nuk është në qeveri është ajo e djathtë e Fratelli d’Italia, liderja e të cilës Giorgia Meloni kërkon zgjedhje të parakohshme, e nxitur edhe nga sondazhet që e cilësojnë si partinë e parë të vendit.

 

You may also like