Prekëse/ “Mos më vrisni”, rrëmbimi i 25-vjeçares nga terroristët në Izrael, babai i saj vajton para kamerave

by admin
Spread the love

Prindërit po kërkojnë me dëshpërim për fëmijët e tyre pasi një numër i panjohur i të rinjve izraelitë u masakruan dhe u rrëmbyen në Gaza nga terroristët e Hamasit.

Mijëra njerëz, kryesisht të rinj, kishin marrë pjesë në një festë gjatë gjithë natës të premten mbrëma pranë Kibbutz-it (komuniteti kolektiv izraelit), afër kufirit. Ishte një nga vendet që u sulmua nga terroristët e Hamasit, të cilët u infiltruan papritur nga Rripi i Gazës.

Rrjetet sociale u mbushën me video tronditëse të burrave, grave dhe fëmijëve që po rrëmbeheshin. Shumë nga këta njerëz janë vrarë ose rrëmbyer.

Ndër videot që qarkullojnë është ajo e 25-vjeçares Noa Argamani, e cila u rrëmbye nga terroristët e Hamasit teksa ishte në festë dhe shihet duke bërtitur dhe duke i lutur për jetën. “Mos më vrit”, bërtet ajo, pastaj niset rrëmbehet nga një person i armatosur me një motoçikletë.

 

Babai i vajzës i shkatërruar, tha për Channel 12 se ai po lutet për kthimin e saj të sigurt.

“Ne u përpoqëm ta kontaktonim që nga momenti kur dëgjuam sirenat. Pas rreth një ore, i dashuri i saj i dërgoi mesazh se gjithçka ishte në rregull dhe i shkruante: Do të kthehemi më vonë. Përgjigjja e tij më shqetësoi. Kështu që vendosa të shkoj në spital. Shkova në një nga zyrat dhe më njoftuan se nuk ishte lënduar. Ndërsa ne ishim në telefon na kontaktoi shoqja e saj e dhomës dhe na tha se kishte një video të saj në një motoçikletë dhe se ajo ishte rrëmbyer dhe dërguar në Gaza”, tha zoti Argamami.

“Shpresoja se ajo kishte gabuar, se nuk ishte ajo vajza në video, dhe më pas në njësinë e kujdesit intensiv, një djalë erdhi tek unë dhe tha se kishte një video nëse doja ta shihja. Kërkova ta shihja dhe më pas pashë që ishte padyshim ajo. Ajo ishte aq e frikësuar. E kam mbrojtur gjithmonë dhe për momentin nuk mundem. Unë lutem që të kthehen të gjithë”, tha babai me lot në sy.

 


Top Channel

You may also like