Prej nesër nuk ka çmime të garantuara, ende nuk është miratuar ligji për kontroll të tregut

by admin
Spread the love

Masa për çmimin e garantuar të bukës, qumështit, kosit, makaronave, disa produkteve të mishit, si dhe pijeve freskuese dhe birrës nuk do të zbatohet nga nesër. Sot skadon edhe afati për vendimin e qeverisë, me të cilin u ul taksat e importit për perimet.

Ministria e Ekonomisë ka deklaruar tashmë se masa e çmimit të garantuar nuk do të zgjatet sepse pret që ligji për praktikat e padrejta tregtare, i cili pas procedurës së shkurtuar është në procedurë parlamentare dhe ka kaluar fazën e parë në komisione, të vendosë rregull në konkurrencën e pandershme në tregti dhe të çojë në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore.
Një numër i madh i produkteve ushqimore të shënuara me “çmim të garantuar” nga 20 shtatori janë shitur në markete me çmim 10 për qind më të ulët se shuma e 1 gushtit të vitit të kaluar, sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, vlefshmëria e të cilit skadon nesër.
Përfundon edhe vlefshmëria e vendimeve për uljen e detyrimeve të importit për importin e perimeve të freskëta.

MARKETING



You may also like