Prej 15 marsit priten edhe vaksina kundër pertusisit për të rritur, KSN propozon testim për kollën e madhe në tërë vendin

by admin
Spread the love

Nga 15 marsi priten edhe vaksina kundlr pertusisit për të rriturit, propozojmë testim për kollën e mirë në tërë shtetin, deklaroi sot pasdite Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për sëmundje ngjitëse, pas mbledhjes së tij.

Ai informoi për 123 persona të sëmurë me pertusis, prej të cilëve, në mënyr[ë dominuese numri më i madh, 119 janë në Shkup.

“Arsyeshmëria që epidemia është shpallur në qytetin e Shkupit, edhe njëherë konfirmohet edhe me raportin e fundit të marrë nga Instituti për shëndet publik. Në mënyrë sporadike kemi paraqitje të një rasti – Dibër, Tetovë dhe Strumicë, megjithatë ende nuk mund të themi se gjendja po bisedohet në nivel nacional, që është mirë”, theksoi Mehmedoviq.

Ai përsëriti se pikat vaksinuese në Shkup, ku ka epidemi, punojnë në dy ndërrime, vaksinimi po zhvillohet mirë dhe vazhdon me tempo të njejtë.

“Nga 18 janari deri më 29 shkurt, me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, ndërkaq me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, punojnë pikat vakisnuese në Shkup në dy ndërrime dhe janë aplikuar gjithsej 22.395 doza të vaksinave. Konkludimi është se vaksinimi po zhvillohet mirë dhe se do të vazhdojë me tempon e njejtë edhe qytetarëve, përkatësisht prindërve, do të jenë të kapshme këto pika vaksinuese edhe në të ardhmen”, sqaroi Mehmedoviq.

Mes rekomandimeve të reja janë të përforcohet mbikëqyrja inpsektuese e ISHSSH që të shihet gjendja e vërtetë në kopshte me fëmijë të vaksinuar dhe të pavaksinuar, të mundësohet testimi për pertusis në tërë vendin nga qendrat e shëndetit publik, deri më tani nuk pati një mundësi të tillë, evidenca digjitale për vaksinim të fëmijëve në pikat vakinuee do të jetë e detyrueshme për kontroll më të mirë.

“Kontrollet nga ISHSSH janë procedurë e rregullt që duhet të bëhet në kushte të epidemisë dhe kjo është bërë deri më tani. Atë që e thashë, përkatësisht atë që Komisioni e konkludoi është se ajo mbikëqyrje inspektuee duhet të përforcohet n[ mënyrë që të kemi në të vërtetë edhe në terren perceptim sse po punohet intensivisht në atë që të detektohen të gjitha rastet e atyre fëmijëve të cilët sillen të pavaksinuar apo plotësisht të vakinuar në kopshte”, u përgjigj Mehmedoviq në pyetje të gazetarëve.

U bisedua edhe për atë deri ku është furnizimi i vaksinave për të rritur.

“Komisioni solli rekomandime për vaksisnim të të rriturve. Informatën që e morëm nga Komiteti për imunizim është se më 15 mars pritet të arrijnë vakinat e para që duhet të jenë për të rritur”, theksoi Mehmedoviq, duke shtuar sse duhet të pritet kjo datë për më shumë hollësi rreth asaj se kur duhet të bëhet vaksinimi.

Ai informoi se procedura që është e lidhur me arritjen e vaksinave, regjistrimi i vaksinave dhe të tjera është pjesë e punës së Komitetit për imunizim.

“Lidhur me atë se cilët perosna duhet të vaksinohen, përparëi u japim të rriturve të cilët jetojnë me fëmijë, të cilët janë nën rrezik të possaçëm të sëmuren nga pertusisi dhe tek të cilët do të kemi formë të rënë klinike të sësmundjes, ndërsa ata janë fëmijët nën dy vjeç. Gjithsesi të punëuarit të cilët janë në angazhim të drejtpërdrejtë dhe janë në kontakt me fëmijët të cilët janë të këaj moshe dhe gratë shtatzëna të cilat janë në semstrin e tretë të shtatzënisë së tyre do të duhej të vaksinohen, me qëllim që të bëhet gatishmëria e plotë e fëmijëss kur do tëp lindet, të ketë imunitet të caktuarkundër pertusisit dhe në dy muajt e parë derisa nuk merret vaksina e parë e aplikuar për pertusis”, u përjgigj Mehmedoviq në pyetje të gazetarëve.

Komisioni për sëmundje ngjitëse e përsëriti thirrje të gjithë fëmijët të vakinohen me vaksinat e mbetura.

“Do të thotë, jo vetëm DTPR por edhe morbili që shohim në rajon, janë në ngritje dhe në Shqipëri tashmë kemi numër të rritur të rasteve, janë kërcënim serioz për Maqeodninë sepse kemi përqindje të ulët të vaksinimit me morbili. Nga ai aspekt, ja edhe njëherë publikisht bëjmë thirrje, prindërit të bëjnë përditësim, përkatësisht të jenë në rrjedhë me vakssinimin e plotë, me të gjitha vakinat, që janë të karakterit obligues për imunizim. Kjo është porosia e rëndësisshme të cilën duam ta dërgojmë. Nga ana tjetër, nëse ndiqet ai kalendar i rregullt i imunizimit, do të shihni se praktikissht asnjë vakinë nuk ka nevojë të shtyhet. Dhe prandaj më së miri është prindërit, kur tashmë do të jenë të ndërgjegjshëm, ta ndjekin kalendarin për imunizim sepse në atë rast, as vaksina MRP nuk do të shtyhet për shkak të vakisnës DTPR dhe as anasjelltas, anjëra vaksisnë nuk do të prolongohet për shkak se kemi vaksinim të rregullt”, theksoi Mehmedoviq.

Çdo vonesë e vaksinimit shkakton paoja që, siç tha ai, më pas reflektohen në shtyrjen e vaksinave të tjera.

Drejtori i Klinikës infektive, Fadil Cana kumtoi se rasti i fundit që është kontrolluar në Klinikë, një person i rritur, atë e ka bërë vullnetarisht pa ndonjë indikacion epidemiologjik apo mjekëor dhe atë e ka bërë në Institutin për shëndet publik dhe “për shkak të asaj kolle e cila nuk ka qenë intensive edhe rezultati është pozitiv për pertusis dhe ai pacient nuk ka kurfarë paqyre tjetër klinike”.

“Ajo që mund ta them lidhur me Klinikën për sëmundje infektive, është se deri më tani gjithsej 12 njerëz janë kontrolluar që nga Viti i Ri, ndërsa i fundit është prej dje, suspektiv për të cilin ende nuk kemi rezultat”, u përgjigj Cana në pyetje të gazetarëve.

MARKETING



You may also like