Prapaskenat / Zinedine Zidane do të kërkojë Ronaldon te PSG-së

by admin
Spread the love

Zinedine Zidane dëshiron Cristiano Ronaldon t’i bashkohet te PSG-ja nëse francezi do të zëvendësojë Mauricio Pochettino në stol në fund të sezonit.

Portali francez “le10 Sport” pretendon se Zizu pritet të marrë vendin e teknikut argjentinas, i cili me shumë gjasë mund të rikthehet në Premier Ligë, në stolin e “Old Trafford”.

Zidane dhe Ronaldo patën një bashkëpunim të shkëlqyer te Reali, ku ata fituan tri herë radhazi Ligën e Kampioneve. Por, që të dy u larguan nga “Bernabeu” në verën e 2018-ës.

Sipas “Footmercato”, Zidanit do t’i ofrohet një rrogë më e lartë sesa ajo e Pochettino, por edhe më shumë pushtet, ndoshta duke i treguar derën edhe drejtorit sportiv, Leonardo. Ronaldo firmosi një kontratë 2-vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe një tjetër sezon në Manchester.

Por, portugezi ka ngelur i pakënaqur nga rezultatet dhe nëse ata nuk kualifikohen në Champions sezonin e ardhshëm, ai do të merrte seriozisht në konsideratë largimin.

You may also like