Pranoni njërin kusht – në të kundërtën s`ka nevojë për negociata! – Shqip

by admin
Spread the love

LD: Ideja për koalicion të zgjeruar drejt kolapsit

VMRO-DPMNE-ja përmes komunikatës së të dielës ka risqaruar kushtet e saj për të mbështetur ndryshimet kushtetuese për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë, njofton KlanM. Nëse LSDM-ja nuk pranon një nga këto kushte, VMRO-DPMNE-ja nuk do të negociojë.

1. Ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe Qeveri kalimtare pa BDI-në.

2.Zgjedhje në vjeshtë, garanca nga BE-ja për identitetin maqedonas, pako me ndihma nga KE-ja për ekonominë maqedonase dhe qytetarët dhe kërkesë Bullgarisë që të implementojë të paktën 3 aktvendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që lidhen me Maqedonasit në Bullgari. Dhe, pas zgjedhjeve, partia që do të jetë në opozitë ta mbështesë Qeverinë dhe shtetin në zbatimin e këtyre hapave”, thonë nga VMRO-DPMNE

Ndërkohë, siç njofton KlanM, Lidhja Demokratike, idenë e Kryeministrit për Qeveri të zgjeruar e quan joserioze dhe se kjo ide do të përjetojë kolaps.

“Sipas informacioneve dhe vlerësimeve të Lidhjes Demokratike, ideja për një qeveri të koalicionit të gjerë do të shembet, prandaj qeveria duhet të japë dorëheqjen dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndryshe, nëse Dimitar Kovaçevski do të kishte qasje serioze, do të duhej të jepte dorëheqje deri më tani dhe të fillonte procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re”, thonë nga LD.

Nga ana tjetër, Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e qeverisë eventuale të zgjeruar, por, siç kanë theksuar do të jenë pjesë e qeverisë së re pas zgjedhjeve si fituese në bllokun politik shqiptar.

Çështja e formimit të qeverisë së zgjeruar, sic njofton KlanM, u aktualizua pas takimit të fundit Kovaçevski – Mickoski. Pasi Kryeministri e ofroi këtë ide si zëvendësim pët mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese dhe LSDM-ja, VMRO-DPMNE-së t`ia jep 5 nga 10 vendet ministrore në Qeveri, Mickoski si një ndër kushtet që I vendosi ishte BDI-ja të mos jetë pjesë e kësaj përbërjeje qeveritare./KlanMacedonia

You may also like