Prania e trupave ë NATO-s në Kosovë parandalon konfliktin në rajon – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka thënë se prania prania e 5 mijë trupave të NATO-s në Kosovë, është garanci se kriza nuk do të përhapet në rajon.

“Është mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, në mënyrë që të parandalohet një konfrontim i drejtpërdrejtë ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë”, tha Pendarovski në një intervistë për radion maqedonase, shkruan RTV 21 përcjell Klankosova.tv

Ai theksoi se pa praninë e trupave të Aleancës Veriatlantike në veri të Kosovës, konflikti do të ishte përhapur.

“Së pari do të kishte një konfrontim të drejtpërdrejtë ndërmjet ushtrisë dhe policisë serbe dhe kosovare dhe pastaj edhe rrethina do të ishte përfshirë”, tha shefi i shtetit maqedonas.

Më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit si pasojë e një sulmi terrorist mbi policinë e Kosovës mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kjo ngjarje shkaktoi reagime të mëdha si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, duke e dënuar fuqishëm sulmin terrorist.

You may also like