Pranë golit të tretë Messi, Livakoviç i ndal goditjen

by admin
Spread the love

Sonte do të mësohet finalistja e parë e Kupës së Botës “Katar 2022”, që do të jetë një mes Argjentinës dhe Kroacisë.

Lionel Messi (ndoshta në Botërorin e tij të fundit, pasi pas katër vitesh do të jetë 39 vjeç) përballë Luka Modriçit, finalist në Rusi 2018 dhe fitues i Topit të Artë pikërisht katër vite më parë.

Argjentinë – Kroaci 2-0 (Messi 34′ pen., Alvarez 39′):

58’ – Kombinim mjaft i bukur mes Messit dhe Fernandezit, por goditja e kapitenit argjentinas grushtohet nga Livakoviç.

42′ – Pranë golit të tretë Argjentina, por Livakoviç grushton goditjen e Mac Allister…

39’ – Goooooool. Galopim spektakolar i Alvarez, nga mesi i fushës, teksa topi i del edhe me fat, duke e dërguar në rrjetën e Livakoviçpër herë të dytë. Festë Argjentinase në Katar.

Gooooool. Zhbllokohet gjysmëfinalja e parë e Botërorit, me Lionel Messin, që ekzekuton në mënyrë perfekte penalltinë dhe i jep Argjentinës avantazhin ndaj Kroacisë.


Top Channel

You may also like