Pozita vlerëson punën e Osmanit në unifikim – opozita e quan marionetë e mazhorancës

by admin
Spread the love

Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit, sa ishte kryetare e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci po e vlerëson punën e Osmanit në unifikimin e faktorit politik, raporton Ekonomia Online.

Statovci, tutje presidenten po e sheh si figurë
unifikuese karshi temave të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe raportin e subjekteve
politike.

“Mendoj që Republika e Kosovës, ka një presidente e
cila gëzon një legjitimitet të lartë qytetarë, gjithashtu ka treguar të jetë
një figurë unifikuese karshi temave të ndryshme, e gjithashtu edhe në raport me
subjektet e ndryshme politike. Kujtojmë që brenda këtij procesi se janë mbajtur
disa takime së bashku me subjektet ku janë konsultuar për tema të ndryshme,
përfshirë edhe zgjedhjet lokale. Presidentja ishte mjaft e hapur që të merr
opinionin e subjekteve”.

Deputetja nga radhët e VV-së, thekson se raporti
president e opozitë është shumë korrekt, derisa thotë se po i ish-shefja e saj
po i përmbushë obligimet që dalin nga Kushtetuta e Kosovës.

Lartë po e vlerëson punën e presidentes edhe në politikën
e jashtme, që siç thotë ajo ka intesitet të shtuar me prezencë në arenën
ndërkombëtare.

“Ne mendojmë që ajo ka një raport shumë korrekt me
të gjithë akterët politik të përfshirë, duke përcjel agjendat dhe përgjegjësitë
e saj kryesore të cilat lidhen me politikat e jashtme, dhe shohim që ka një intensitet
të shtuar në raport me prezencën në arenën ndërkombëtare e gjithashtu edhe në
forcimin e aleancave që kemi dhe zgjerimin e aleancave të reja karshi shteteve
të ndryshme, mirëpo kjo shkon në harmoni të plotë me koordinimin e politikave
vendore përfshirë këtu gjithë akterët politik, dhe obligimin kushtetues ajo po
e performon me shumë korrektësi”.

“Ajo është duke i mbushur obligimet e saj të cilat
dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha Statovci për EO.

Por, ndryshe mendon deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës, Pal Lekaj. Ai për Ekonomia Online, thotë se presidentja është marionetë
e ekzekutivit dhe se nuk po e luan rolin kushtetues të gjithë spektrit politik.

“Sa i përket presidentes unë mendoj që nuk është
duke luajtur rolin kushtetuese, unifikimin e të gjithë spektrit politik, qoftë
në mazhorancë ashtu edhe në opozitë, por ashtu edhe në përgjithësi të
qytetarëve, sepse kushtetuta e shef presidentin si një figurë unifkuese, dhe në
këtë relacion unë nuk kam parë diçka të tillë dhe më tepër është marionetë e
qeverisë e mazhorancës sesa ndonjë figurë unifkuese”.

Ai ka përmendur edhe takimet e presidentes me partitë
politike, për zgjedhjet lokale, ku thotë se ajo është rreshtuar krah VV-së.

“Ne kemi parë edhe kur ka qenë vendimi i VV-së, për
të shtyrë zgjedhjet lokale menjëherë presidentja është rreshtuar në krah të
VV-së dhe nuk e kam parë një rol unifikues që duhet ta luaj”.

Sipas tij, bashkëpunimi jo i shëndoshë i presidentit me
spektrin politik po e dëmton imazhin e vendit e po shkaktohen kriza.

“Kjo e dëmton edhe imazhin e Kosovës, edhe spektrin
politik, sepse kur e kemi një presidente që nuk mundohet mendimet dhe të jetë
figurë neutrale, por që anon dikah atëherë kjo shkakton kriza dhe pabesueshmëri
në president”.

Neni 4, pika 3 e Kushtetutës thotë që Presidenti i
Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë”.

You may also like