Poza topless dhe të guximshme, Seher habit me ndryshimin e saj të menjëhershëm – Shqip

by admin
Spread the love

Seher nuk ka më pamjen e një vajze të thjeshtë siç e shohim në serialin “Amaneti”. Aktorja Sila Turkollu që pasi dha dorëheqjen nga seriali ka ndryshuar komplet stil. Ajo i ka habitur fansat me fotot e fundit dhe mediat turke menjëherë i kanë kushtuar artikuj. “Pozat e guximshme të Silës”, shkruajnë portalet turke për fotot ku ajo ka pozuar topless dhe e mbuluar me një xhaketë.

Poza të tilla nuk i kishim parë më përpara nga aktorja. Dhe këto nuk janë të vetmet.

Sila është shfaqur ekstravagante dhe për një revistë turke, e veshur me tyl duke ekspozuar linjat dhe në poza provokuese.

Në një tjetër foto aktorja ka pozuar me një fund me të çara që tregojnë goxha lëkurë.

Sila vazhdon të jetë prezente në episodet që transmetohen aktualisht në TV Klan teksa në Turqi ajo ka vendosur të mos shfaqet në sezonin e ri të serialit, gjë që i ka zhgënjyer fansat.

You may also like