Portugezi i nëntë bardhezi/ Gati që ndaj Empolit, Djalo: Krenar për Juven

by admin
Spread the love

Tiago Djalo është vetëm portugezi i nëntë në historinë e Juves. Në fakt “zonja” me portugezët ka filluar të dashurohet në vitet 90’, teksa pa dyshim që emri më i lartë në këtë aspekt është m ai i Kristiano Ronaldos i cili nderoi fanellën bardhezi me tri sezone me dy kampionate, një Kupë Italie dhe dy Superkupa të Italisë.

Tashmë është zyrtare dhe sot do të jetë dita e dytë e Tiago Djalosë në stërvitje me bardhezinjtë. Megjithëse nuk luan që në marsin e vitit të kaluar në një ndeshje zyrtare, rikuperimi i tij ka shkuar aq mirë sa që do të jetë i diponueshëm në ndeshjen e së shtunës në ora 18:00 kundër Empolit që do të zhvillohet në Torino. Mbrojtësi më i ri i “zonjës së vjetër” do të prezantohet zyrtarisht në një konferencë për shtyp, megjithatë deklaratat e para si bardhezi ai i ka dhënë që nga qendra stërvitore e Juves.

Si ndiheni pas këtij transferimi?

Jam shumë i lumtur, Juve është një ekip i madh, një ekip cilësor dhe me shumë lojtarë të talentuar. Ndihem mirë, është një moment shumë i rëndësishëm për mua. Ky transferim përbën një sfidë për karrierën time, por njëkohësisht më bën të ndjehem edhe shumë krenar.

Keni thuajse një vit pa luajtur. Gjendja juaj fizike cila është?

Jam gati prej disa javësh dhe po vazhdoj të punoj mirë. Më shumë sesa forma, aktivizimi im tashmë është çështje mundësie. Gjuri im është mirë. Bëhet fjalë për të luajtur dhe unë punoj shumë çdo ditë. Jam shumë i lumtur që jam te Juvja dhe ndihem gati të jap kontributin tim.

Keni folur me Ueah përpara se të nënshkruani me Juventusin?

Po, më telefonoi dhe foli shumë mirë për ekipin. Më ndihmoi me disa këshilla dhe është i rëndësishëm për mua, pasi më ndihmon të integrohem dhe të kuptoj më mirë disa dinamika.

Ku mendoni se qëndron dallimi mes kampionatit francez e atij italian?

Do më duhet pak kohë për të dhënë përgjigjen e duhuhr. Nuk kam luajtur kurrë në Itali, por sipas mendimit tim një kampionat cilësor, siç ishte edhe në Francë. Seria A është më taktike, mendoj se kjo është një gjë e mirë për mua pasi do të më ndihmojë të përmirësohem.

Çfarë ju kërkon trajneri?

Është ende herët, por kam vënë re që komunikon me të gjithë dhe mua më ka bërë të ndihem i mirëseardhur. Të gjithë janë treguar shumë të sjellshëm dhe të gatshëm për të më ndihmuar, ndaj mezi pres të shpërblej besimin që po shfaqin ndaj meje.

PANORAMASPORT.AL

You may also like