Policja joshëse e New York padit departamentin për shpërndarjen e fotove intime që i dërgoi dikur shefit (fotot)

by admin
Spread the love

Një police tërheqëse e NYPD që ishte pezulluar më parë për ndërhyrje në një arrestim në trafik të të dashurit të saj, duket se po merr hak ndaj departamentit duke paditur për shpërndarje të imazheve të saj të zhveshura që i kishte dërguar shefit.

34 vjeçarja Alisa Bajraktarevic pretendon se i është dëmtuar “karriera” pas shpërndarjes masive të imazhit të saj të zhveshur duke bërë banjë dielli, të cilin ia kishte dërguar në vitin 2012 leitnant Mark Rivera, me të cilin kishte pasur një lidhje të shkurtër, thotë ajo në padinë e saj në gjykatën e Manhattan.

Rivera besohet se kishte dërguar foton në një mesazh grupi, por imazhi ishte shpërndarë shpejt dhe oficerët e kishin keshilluar Bajraktarevic të mos bënte ankesë.

“Nuk je as e para e as e fundit që po i ndodh kjo”, akuzohet se i kishte thënë një prej oficerëve.

Fotoja u rishfaq vitin e kaluar kur Bajraktarevic akuzohej për ndërhyrje me policët teksa dilte me të dashurin e saj Kelvin Hernandez, 33 vjeç në zonën e Bronx.

Policia kishte rrethuar makinën e saj duke bërë që Bajraktarevic e Hernandez të kërkonin të dinin çfarë po ndodhte.

Bajraktarevic mohonte se i dashuri i saj shiste drogë, por Hernandez gjithsesi u ndalua nga oficeret për rezistencë ndaj arrestit dhe bashkë me hetimet u përhap dhe foto e dikurshme e ish-polices.

“Këto gjëra bëhen në konfidencë dhe nuk do të thotë se mund të të trajtojnë si një plehrë”, ankohej e reja për incindetin.