Policia shqipton 399 gjoba për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.09.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 339 drejtues automjetesh.

Prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy vetura kanë lëvizur me shpejtësi edhe 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar.

MPB njofton se 140 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 199 jashtë vendbanimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING




You may also like