Policia shqiptoi 563 gjoba për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.10.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë sanksionuar 563 vozitës.
Prej tyre, 35 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në vendbanime tejkaluan shpejtësinë 255 automjete, ndërsa jashtë vendbanimeve 308.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING



You may also like