Policia njofton arrestim për vrasjen makabre të drejtorit të Microsoft, ish-gruaja e dyshuar kryesore (fotot)

by admin
Spread the love

Policia në SHBA tha se do të ngrejë së shpejti akuzat për vrasjen shokuese të drejtorit të Microsoft Jared Bridegan — teksa ish-gruaja e tij që mbetet e dyshuar, është zhvendosur më shumë se 3000 km në anën tjetër të SHBA.

Burime të policisë thanë për rrjetin  Fox News Digital se një arrestim pritet nga nesër, gati një vit pasi babai katër fëmijëve u qëllua për vdekje para bijës së tij Bexley, asokohe 2-vjeçe, në Florida, SHBA.

Të tjera burime thonin se ish-gruaja e Bridegan, Shanna Gardner-Fernandez, dhe bashkëshorti i saj i dytë, Mario Fernandez, mbeten të dyshuar për vrasjen misterioze.

35 vjeçari Bridegan e 33-vjecarja Gardner-Fernandez, të divorcuar në 2016, sipas raportimeve prej tradhtisë së gruas — kanë sjellë akuza të gjata e padi gjyqësore që kulmuan me vdekjen e burrit.

Drejtori i kompanisë Microsoft u vra pak pasi la binjakët 10-vjecarë që kishte me ish-gruan, në shtëpinë e saj në Florida më 16 shkurt.

Duke u kthyer në shtëpi ai ndaloi makinën për të larguar një gomë të lënë në mes të rrugës, kur u qëllua disa herë, teksa bija e tij dëshmoi gjithçka në sediljen e pasme të makinës.

Detektivët besojnë se goma ishte vendosur në rrugë për të bërë që Bridegan të ndalonte si pjesë e planit të vrasjes, shkruan rrjeti vendas NewsJax4, i cili raportoi dhe për arrestimin e pritur kësaj jave.

“Ky është një krim i shëmtuar … Numri i plumbave me të cilët është qëlluar, ishte për të siguruar që ai kishte vdekur,” tha vëllai i Bridegan, Adam.

Burimet konfirmojnë për Fox News se ish-gruaja e tij mbetet e dyshuar teksa Gardner-Fernandez qetësisht është zhvendosur me binjakët 10-vjeçarë dhe me Jared në Uashington.

Bashkëshorti i saj i dytë Fernandez — gjithashtu i dyshuar — nuk i është bashkuar ende atyre në udhëtim, thonë mediat.

Pas vrasjes çifti pajtuan avokatin e njohur kriminal Henry Coxe III, i cili refuzonte të komentonte për zhvillimet.

Ndërsa Bexley, e vogla në sediljen e pasme të Volkswagen Atlas kur i ati iu vra në kurth, raportohet se ende nuk e ka kuptuar ngjarjen dhe deri tani nuk ka pasur pasoja.

Jared raportohej si një baba i devotshëm e besimtar— por ish-gruaja e tij ishte larguar nga feja pas martesës së tyre në 2010, shkruante më parë Fox News Digital.

Në një intervistë të rrallë për çështjen kësaj vere Gardner-Fernandez mohonte se ishte lidhur me gruan para divorcit të saj

Por e përditshmja Florida Times-Union shkruante se Shanna në 2015 kishte kërkuar në një sallon bukurie në 2015 “nëse dikush mund t’i mbyllte gojën burrit të saj”. Me vone ajo përgjigjej se “kishte bere shaka.”