Policia kryen bastisje në tri komuna Veriore – Shqip

by admin
Spread the love

BASTISJE NË PRONAT E RADOJICIQIT

E vendosur buzë liqenit të Ujmanit e me sigurim privat kjo vilë besohet se i përket Milan Radoiqiq.

Kjo vilë ishte një ndër lokacionet e policisë së Kosovës të cilat kanë ndërmarrë aksion qysh në orët e hershme të mëngjesit duke kontrolluar pronat të cilat sipas prokurorisë janë evidentuar se i përkasin Milan Radoiqiq udhëheqës i sulmit terrorist në Banjskë të dielën.

Pamjet e bastisjes së kësaj vile i ka publikuar edhe ministri Xhelal Sfeqla duke e quajtur atë një Pablo Escobar të rajonit.

Aksioni është zhvilluar edhe në banesën e tij si dhe në restoranin në veri të Mitrovicës e që besohet se është pronë e bashkëshortes së tij.

Prokuroria ka njoftuar se ka sekuestruar prova qoftë materiale dhe sende si anije, motorrë dhe makina.

Kontroll i është bërë edhe lavanderisë së spitalit në veri të Mitrovicës.

Lista Serbe ka reaguar duke kritikuar EULEX-in për mosndërhyrje në aksionin e bastisjeve që ka zhvilluar policia.

Ndërsa në  Banjskë të Zvecanit gjithcka është e qetë, policia dhe KFOR po kujdesen për sigurinë në këtë pjesë të vendit.

Në gjithë fshatin dhe manastir  ende gjenden gjurmët e sulmit të së dielës.

You may also like