Policia kroate në kërkim të 10 ‘sportistëve’ nga Burundi që u zhdukën nga kampionati i hendbollit (fotot)

by admin
Spread the love

Lojtarët nuk dihet ku janë, që kur u larguan nga hoteli tyre të mërkurën.

Policia në Kroaci është vënë në kërkim të 10 lojtarëve të hendbollit nga  Burundi që janë zhdukur para ndeshjes së kompeticionit.

Policia në qytetin Primorje-Gorski Kotar tha se kanë nisur kërkimin e tyre për të përcaktuar vendndodhjen dhe rrethanat e arratisjes së dyshuar.

Sipas informacioneve, sportistët, të gjithë të vitit të lindjes 2006, ishin akomoduar në qendrën studentore të Rijeka para se të largoheshin të mërkurën. Policia thotë se tashmë ata nuk pranojnë asnjë telefonatë.

Federata kroate e hendbollit tha se para ndeshjes me kombëtaren e Bahrain sportistët nga Burundi kishin dalë nga kampusi pa lejen e stafit teknik.

Zyrtarët e federatës së Burundit thanë se janë të shokuar nga zhvillimet, teksa zëdhënësi Dauphin Nikobamye, tha: “Ne si federatë dhe prindërit e të rinjve po bëjmë gjithçka për t’i gjetur, nuk e dimë sesi mund të kthehemi në shtëpi pa ata”.

Por mediat vendase thonin se lojtarët e kishin planifikuar arratisjen e tyre duke përdorur vizat sportive për të kërkuar azil në Evropë. Ky nuk eshte rasti i pare qe perdoret nje strategji e tille ga trafikantet.

Edhe në vitin 2019, dy sportistë ping-pong-u nga Nigeria, u deportuan gabimisht në Bosnje nga Kroacia duke menduar se ishin emigrantë ilegalë. Ata kishin viza të rregullta për të qëndruar në Kroaci por policia nuk u besonte dhe i dërgoi në Bosnje me forcë pa kontrolluar statusin e tyre.

Disa ditë më parë një sportist Nigerian që merrte pjesë në një kampionat në Kroaci, u kap nga policia duke tentuar të kalonte kufirin drejt Slovenisë.

Disa herë mediat kroate kanë raportuar për raste të emigracionit ilegal nga vende afrikane, me vizat sportive drejt Kroacisë.


Top Channel

You may also like