Policia konfiskon armë dhe municion në Bllacë, gjatë kontrolli të një makine të Kosovës (FOTO)

by admin
Spread the love

Drejtoria doganore ka konfiskuar një armë dhe municione të cilat janë zbuluar nga ekipi Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas kosovar që po hynte në vend në vendkalimin kufitar Bllacë.

Në çantën prej lëkure të shoferit, e cila ishte fshehur nën sediljen e pasagjerit, u gjetën pistoleta CZ Shadow 2 dhe një kornizë me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, si dhe në automjet u gjetën edhe 5 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit është bërë kallëzim penal.

MARKETING



You may also like