Policia e liqenit ka shpëtuar pesë persona nga një varkë në liqenin e Ohrit

by admin
Spread the love

Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, mbrëmë shpëtuan pesë persona nga varka me vela në Liqenin e Ohrit, pasi pronar i objektit lundrues-varkë me vela ka humbur kontrollin për shkak motit të ligë.

“Duke vepruar pas denoncimit të marrur rreth orës 19:00 në SPB Ohër se në ujërat e Liqenit të Ohrit, pronar i objektit lundrues-varkë me vela, në të cilën përveç tij kanë qenë edhe katër persona, ka humbur kontrollin për shkak motit të ligë dhe për shkak të defektit në varkë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” menjëherë kanë dalur në terren dhe rreth orës 19:25 minuta e kanë gjetur varkën me vela rreth 7000 metra nga bregu i Liqenit, në afërsi të kufirit me Republikën e Shqipërisë”, kumtoi MPB.

N.B. (55) nga Ohri, i cili e ka drejtuar varkën me vela së bashku me personat të cilët janë transportuar në të njëjtën kanë shpëtuar dhe janë transferuar në Stacionin Policor për Mbikqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa kurrfarë lëndimesh, njoftojnë nga MPB.

MARKETING




You may also like