Policia e Kosovës konfiskoi mbi 7 mijë patentë shofer

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2021 gjithsejtë 7,485 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Sipas policisë, “ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik, në rastet më të shpeshta bëhet për mosrespektim të shenjave sinjalizuese në semafor-drita e kuqe, tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar apo tejkalimi në vende të ndaluara”, thuhet në përgjigjen e policisë për Express.

Kujtojmë se në vitin 2021 kanë ndodhur 99 aksidente fatale, teksa janë shqiptuar 483,477 gjoba të trafiku.

Në statistikat e policisë bëhet e ditur se në janar janë shqiptuar 46 mijë e 904 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik. Apo rreth 20 mijë gjoba më shumë sesa në janar të vitit 2021. Në total në janar të vitit 2021 ishin shqiptuar 27 mijë e 115 gjoba të trafikut.

Nëse këto gjoba i përkthejmë në euro, duke llogaritur gjobën më të ulët 30 euro, i bie se në janar të këtij viti janë përfituar 1.407,120 euro nga gjobat.

You may also like