Polici vret një imigrant në Gjevgjeli

by admin
Spread the love




Një polic me pistoletë ka qëlluar një imigrant pranë kazermës në Gjevgjeli.

Sipas informacioneve, një nga kontrabandistët e paligjshëm ka sulmuar policin dhe ka tentuar t’i marrë armën. Më pas polici ka qëlluar dhe ka goditur imigrantin që vdiq, përcjell.

Lajmin për MIA-në e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

“Sot (19.04.2023) rreth orës 06:20 në afërsi të kazermës së Gjevgjelisë, zyrtarët policorë kanë vërejtur një automjet “Mercedes” i drejtuar nga K. J. (26) dhe automjeti “Ford Focus”, i drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, në të cilin janë transportuar ilegalisht imigrantë.
Automjetet janë ndalur nga punonjësit e policisë, pas së cilës drejtuesit dhe imigrantët kanë tentuar të arratisen, ndërsa K.J. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie duke tentuar t’i marrë armën. Në të njëjtën kohë, punonjësi i policisë ka qëlluar me pistoletë dhe ka goditur njërin prej imigrantëve, i cili është transportuar menjëherë me automjetin e policisë për në spital për ndihmë mjekësore, ku ka ndërruar jetë.


You may also like