Po udhëtonte nga Stambolli në New York, djali 11 vjeç vdes pasi humbi ndjenjat në avion

by admin
Spread the love

Një djalë 11-vjeçar ka ndërruar jetë pasi humbi ndjenjat gjatë një fluturimi nga Stambolli në New York.

Avioni bëri një ulje emergjente në Hungari rreth një orë e gjysmë pas ngritjes të dielën. Sipas mediave hungareze ekuipazhi i kabinës i dha ndihmë fëmijës, përpara se një mjek që ndodhej në bord të kryente CPR.

Mjekët hipën menjëherë në aeroplan sapo u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Budapestit, por djali nuk mund të shpëtohej.

Mendohet se 11-vjeçari ishte një shtetas amerikan me aftësi të kufizuara dhe po udhëtonte me familjen e tij.

Një zëdhënës nga aeroporti tha: Shërbimi Mjekësor i Aeroportit (AMS), shërbimi mjekësor që vepron në Aeroportin Ndërkombëtar Ferenc Liszt, u përpopq të ringjallte fëmijën. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, fatkeqësisht jeta e tij nuk mund të shpëtohej. Avioni vazhdoi udhëtimin e tij drejt destinacionit të tij, New York.

Zyrtarët nuk kanë komentuar mbi shkakun e vdekjes.


Top Channel

You may also like