“Po planifikonte akt terrorist në emër të Ukrainës”, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë ekzekuton një 49-vjeçar bjellorus

by admin
Spread the love

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha sot se qëlloi për vdekje një bjellorus i cili po planifikonte një “akt terrorist” në emër të Ukrainës në rajonin Karelia.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA njoftoi se FSB, agjencia kryesore pasardhëse e KGB-së Sovjetike, tha se kishte “konfiskuar armë dhe një pajisje shpërthyese të improvizuar”.

Po ashtu shtohet se FSB tha se viktima kishte për qëllim të hidhte në erë një ndërtesë administrative në qytetin Olonets, rreth 250 kilometra nga kufiri finlandez.

“Gjatë arrestimit, krimineli hapi zjarr me armë ndaj oficerëve të forcave speciale dhe u neutralizua gjatë konfrontimit”, tha FSB, sipas RIA.

RIA publikoi video që tregonin agjentët e FSB-së duke hyrë në një ndërtesë të rrënuar dhe të errët në një zonë të izoluar, duke bërtitur “dil jashtë” dhe duke hapur zjarr. Më pas në video shfaqet një burrë i shtrirë në tokë me një armë pranë tij.

Duke cituar burime të paidentifikuara, media ruse raportoi se emri i burrit është Nikolai Alekseev dhe se ai është një aktivist 49-vjeçar nga Bjellorusia, i cili mori pjesë në protestat e opozitës atje në vitin 2020.


Top Channel

You may also like