Po mbyteshin në detin e Sarandës, i riu tregon gjestin human: Si shpëtova fëmijën dhe të atin polakë

by admin
Spread the love

Vrojtuesi i plazhit në Sarandë, Andi Kasimi ndau detaje rreth shpëtimit të familjes polake. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se babai po mundohej të shpëtonte fëmijën dhe veten, por i kishte kapur paniku dhe ndihma e tij ishte e domosdoshme.

Sipas Andit, ky rast ishte i komplikuar pasi kishte të bënte me dy persona.

“Nuk është rasti i pari që unë kam ndërhyrë, por ishte pak më i komplikuar pasi kishim të bënim me dy persona. Kushtet atmosferike, plus lokacioni ku bashkohej lumi dhe deti, aty është një zonë për vendasit e rrezikshme. Për turistët e huaj duhej një sinjalistik që aty nuk ishte.

Prindi ishte në luftim për të mbajtur veten e tij dhe fëmijën sipër. Problemi ishte paniku. Zotëria, babai i fëmijve ishte tek të 60-tat dhe po bënte ndërhyrjen e gabuar. Aty duhej ndihma ime.

Situata është e tillë. Në momentin që unë futem në det për qejfin tim, e testoj ujin. Ndërsa në të tilla raste, futem direkt dhe detajet nuk mbahen mend. Bëj detyrën time dhe varen nga rasti”, u shpreh ai.

You may also like