Po luante në fushë ndaj Mançester Junjatid, hajdutët shfrytëzojnë rastin dhe thyejnë vilën e lojtarit të Njukasëllit

by admin
Spread the love

Një përvojë e hidhur i ka ndodhur yllit të Njukasëllit, Zhoelinton, shtëpia e të cilit është vjedhur në momentin që sulmuesi brazilian ndodhej në “St. James’ Park” për të ndjekur nga shkallët e stadiumit bashkë me familjen e tij sfidën që Njukasëlli po luante ndaj Mançester Sitit të shtunën.

Hajdutët, duke përfituar nga mungesa e lojtarit në shtëpi, arritën të thyejnë vilën e tij, ndërsa në telefonin e lojtarit mbërriti sinjali i alarmit, duke bërë që ai të njoftojë menjëherë forcat e rendit dhe u nis me urgjencë drejt vilës.

Policia konfirmoi se një bandë prej tri personash hyri në shtëpi, ku fatmirësisht nuk kishte njerëz apo shuma monetare.

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like