Po, fiksimi yt i jetës të bën edhe alergji… Për çokollatën e kemi fjalën

by admin
Spread the love

Alergji ndaj çokollatave? Po e lexuat mirë. Edhe pse duket e pamundur që të kesh kaq fat të keq, ka ca njerëz që e vuajnë. Nëse je alergjik ndaj çokollatave, sapo e ha ose e prek një të tillë, sistemi imunitar do lëshojë kimikate në gjak, të cilat do prekin disa organe jetësore. Simptomat që mund të keni janë: Marrje fryme, marrje mendsh, dhimbje të forta stomaku, ënjtje të buzëve dhe gjuhës, të vjella dhe dridhje. Këto janë gjithë simptomat e një reagimi alergjik të trupit dhe mund të shkaktojnë vdekjen.
Por veç alergjisë ekziston edhe ndjeshmëria ndaj çokollatës, e cila funksionon krejt ndryshe. Nëse hani çokollatë në sasi të vogël nuk është aspak problem, por nëse e teproni ca mund të shkaktoni problem në traktit tretës. Njerëzit që vuajnë nga kjo ndjeshmëri kanë këto simptoma: Akne, ënjtje të traktit abdominal, kapsllëk, migrenë skuqej të lëkurës dhe dhimbje stomaku.
Nëse keni ndonjë nga këto simptoma shmangni çdo lloj çokollate dhe produktet që bëhen bashkë me të si: qumësht ose fruta të thata. Gjithashtu shmangni gjithë produktet që kanë përmbajtje kakaoje. Nëse dyshoni se keni alergji, konsultohu me një doktor./revistawho.com

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like