Plori: Nuk na lejohen më gabime, mungesa e Latifit na penalizon

by admin
Spread the love

Vllaznia do të përballet nesër në “Elbasan Arena” me Dinamon, në një sfidë që vlen shumë për shkodranët që synojnë të qëndrojnë në zonën që të çon në Kupat e Europës. Trajneri Elvis Plori kërkon maksimumin e pikëve nga të besuarit e tij në këtë përballje.

“Dinamo ka një skuadër që në fillim të sezonit e ka nisur me objektiva komplet ndryshe, tani ka situatë kritike. Ne kjo duhet të na bëjë të fortë edhe të përqendruar. Ne jemi në një situatë delikate, nuk kemi siguruar asgjë dhe lojtarët duhet të jenë dhe të sillen si profesionistë në fushën e lojës.

Fitorja e Partizanit në Kukës? Të them të drejtën, s’jam marrë asnjëherë me skuadrat kundërshtare. Kemi punë me ekipin tonë. Ndeshjen e ndoqa, ishte e luftuar. Janë ekipe që duan Evropën, ne duhet të kemi mendjen vetëm te Dinamo.

Ka ndeshje sërish, çdo sfidë edhe për shkak të fundit të sezonit do jetë e luftuar. Duke parë renditjen, skuadra duhet të mobilizohet. Ndeshje si kjo të vendosin në siklet pasi lojtarët duhet të mobilizohen. Kemi bërë një analizë që mos na ndodhë ajo që ishin në pjesën e parë me Skënderbeun.

Ka entuziazëm pas çdo fitoreje. Them se jemi pozitivë në ekip, ta bëjmë edhe në fushën e lojës.

Mungesat? Kemi probleme vetëm me Latifin. Them se nuk mund të jetë i gatshëm. U dëmtua me Skënderbeun. Latifi është mungesë e rëndësishme. Kur nuk është ai, diçka i mungon skuadrës.

Duke pasur pak javë, nuk na falet asnjë gabim. Dua që lojtarët ta dëgjojnë këtë intervistë, ta dinë se çfarë interesi ka kjo sfidë. Shpresojmë të kalojmë Dinamon dhe më pas do jemi optimistë. Në javët e fundit, një mungesë e madhe ka qenë publiku. Nëse e kemi në krah, ndryshon sjellja e lojtarëve në fushë”, ka thënë Plori. / Oversport.tv

You may also like