PLAY-OFF EURO 2024/ Goleada dhe surpriza në gjysmëfinale. Ukraina e përmbys në fund, Islanda eliminon Izraelin. Mësoni të gjitha rezultatet e sotme (VIDEO)

by admin
Spread the love

Uellsi, Polonia, Ukraina, Islanda dhe Greqia janë skuadrat të cilat i janë bashkuar Gjeorgjisë në finalet e play-off të Euro 2024. Këto skuadra do të luajnë në javën e ardhshme për tre vendet që mbeten bosh për aktivitetin e kësaj vere në Gjermani.

 

Pesë gjysmëfinalet e luajtura sot në darkë kanë regjistruar në total 24 gola, kryesisht falë goleadave të Polonisë, që mundi 5-1 Estoninë, dhe Greqisë që mundi 5-0 Kazakistanin, në ndeshje që u luajtën praktikisht me një kah të vetëm.

Ndërkohë, fitore të thellë arriti në fushën e vet edhe Uellsi, kurse surprizat u bënë nga dy skuadra në transfertë.

Islanda fitoi me përmbysje me shifrat 4-1 ndaj Izraelit në ndeshjen në fushën neutrale të Budapestit, duke siguruar një vend në finale. Kurse Ukraina ishte vetëm pak minuta larg eliminimit, para se të kthente në fund të sfidës rezultatin përballë Bosnjë Hercegovinës, për suksesin 2-1.

REZULTATET 

RRUGA A
UELLS-FINLANDË 4-1

2′ Bruks, 38′ Uilliams, 47′ Xhonson, 86′ Xhejms / 45′ Puki

POLONI-ESTONI 5-1
22′ Frankovski, 50′ Zielinski, 70′ Piotrovski, 74′ (ag) Mets, 77′ Szimanski / 78′ Husar

RRUGA B
BOSNJË HERCEGOVINË-UKRAINË 1-2
57′ (ag) Matvilenko / 85′ Jaremçuk, 88′ Dovbik

AUTOGOLI I MATVILENKO (VIDEO)

GOLI I JAREMCUK (VIDEO)

GOLI I DOVBIK (VIDEO)

IZRAEL-ISLANDË 1-4
30′ (p) Zahavi / 39′, 83′, 87′ Gudmundson, 42′ Traustason

RRUGA C
GREQI-KAZAKISTAN 5-0

9′ (p) Bakasetas, 13′ Pelkas, 37′ Ioanidis, 40′ Kurbelis, 87′ (ag) Tapalov

PANORAMASPORT.AL

You may also like