“Platformat më të guximshme që janë marrë ndonjëherë” Deputeti socialist: Nuk mund të shkoj një parti përpara SPAK-ut

by admin
Spread the love

Deputeti Lavdrim Krashi i cili është rikthyer në Shqipëri dhe në PS pas 30 vitesh në Britaninë e Madhe, tha se kjo është partia më moderne që ka aplikuar reformat më të guximshme ndonjëherë në vendin tonë. Sipas tij pavarësisht se PS është “sulmuar” shumë në opozitë dhe ka marrë pushtetin në një moment të vështirë, sërish ia ka dalë.

“Unë e gjej PS 30 vjet me më shumë eksperiencë. Unë jam larguar 3-4 vjet pasi është formuar. Ka kaluar periudha shumë të vështira në opozitë, të rrezikshme edhe për vetë ekzistencën e saj. PS e ka pasur për herë atë “ish-partia e punës”. Në fakt edhe partitë e tjera nga ty kanë dalë. Është partia më moderne që ka aplikuar reformat më të guximshme përgjatë kohës që ka qenë në pushtet. PS ka marrë pushtetin në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë”, tha ai në një intervistë televizive.

Sipas tij përgjegjësia është individuale kur një deputet apo ministër shkel ligjin. Kjo ishte përgjigja e deputetit socialist për rastin e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Megjithatë ai sqaroi se edhe partitë kanë një farë përgjegjësie në përzgjedhjen e personave, duke theksuar fortë se individët nuk i rrit partia.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e Metës si president, ai e cilësoi një provë që drejtësia është e pavarur.

“Përgjegjësia është individuale. Bllako bëri një gjest qytetar, ia kurseu parlamentit diskutimin dhe dha dorëheqjen. Edhe partitë politike kanë një farë përgjegjësie për personat që përzgjedhin. Ne nuk mund të çojmë para SPAK-ut një parti politike, individët nuk i rrit partia. Sigurisht kjo nuk është e hijshme, pro ndodh dhe duhet të mbajë përgjegjësi individuale. Këta raste më japin shpresë që drejtësia do të veprojë. Kujtojmë rastin e Metës. Pavarësisht se parlamenti kërkojë që Meta të shkarkohej, Gjykata Kushtetues vendosi të kundërtën, kjo është provë që ajo është e pavarur”, u shpreh ai.

You may also like