Piolit i mbaruan bonuset, me Romën mund të jetë shansi i fundit / Reagon miku i Kontes: Folëm gjatë për Milanin

by admin
Spread the love

Jashtë nga lufta për titull që në fazën e parë dhe eliminim nga kupa në çerekfinale janë pa dyshim një skenar aspak i bukur për Stefano Piolin. Trajneri që deri në sezonin e kaluar dukej i paprekshëm në radhët e kuqezinjve tashmë ka kohë që po lëkundet, ndonëse disfata ndaj Atalantës rrezikon që të paralajmërojë edhe një tërmet në të ardhmen e afërt.

Fakti që emri i Antonio Kontes ka kohë që ka nisur të qarkullojë në “Milanello” nuk është aspak një çudi, por ndoshta pas lamtumirës nga Kupa e Italisë shanset për të parë një rokadë në stolin kuqezi sa vijnë e shtohen. Stefano Pioli ka mbetur pa një justifikim të fortë se ku të kapet, duke qenë se një trofe në këtë sezon ishte më e pakta që kërkohej, të paktën të mbetej në garë deri në fund për të shpresuar, por e tashmë duket vërtet e errët dhe e frikshme për 58-vjeçarin.

Sfida e radhës kundër Romës, në kampionat, mund të jetë vërtet vija e tij e finishit nëse nuk arrin që të dalë me tri pikë dhe ndërkohë duket se edhe Antonio Konte ka nisur që të mendojë seriozisht për stolin kuqezi.

Zlatan Ibrahimoviç ka kohë që ka nisur të kalojë në kundërsulm ndaj leçezit, por në të njëjtën kohë bisedimet për Milanin i ka pranuar edhe miku dhe bashkëpunëtori i tij i njohur në 3 vite te Juventusi, Roberto Sorrentino.

Të dy ishin prezent në stadiumin “Olimpiko” të mërkurën, për të ndjekur derbin mes Lacios dhe Romës, por në dalje, Sorrentino nuk e fshehu: “Kemi folur me Antonion për Napolin, një klub që çdo vit e ka në listën e tij, por mbi të gjitha ai është një qytet i fortë, një sfidë interesante, pikërisht ashtu siç i pëlqejnë Antonio. Po për Milanin a folëm? Do ju gënjeja nëse do të thoja jo. Po, e prekëm edhe temën ‘Milan’, madje nuk besoja se do të kishim folur edhe aq gjatë”, u shpreh miku i Kontes.

Shkurt, Zlatan Ibrahimoviç e ka marrë shkëndijën e parë për të shtuar sulmin ndaj “Gjeneralit” nëse te Milani binden për të përshëndetur Piolin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like