Pioli: Milani u rikthye konkurrues, tani duhet të bëhet fitues

by admin
Spread the love

Pas dy barazimeve 0-0 radhazi në kampionat, Milani duhet të rikthehet te fitorja nëse do që të fitojë titullin kampion. “U kthyem të jemi konkurrues, por duhet të bëjmë edhe hapin e fundit për tu bërë fitues. Skuadra është e përqendruar dhe e motivuar, por duhet të gjejmë shkëndijën e duhur në metrat e fundit”, ka thënë trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli në prag të ndeshjes kundër Genoas.

“Ne luajmë për fitore dhe kur nuk ia arrijmë mbetet zhgënjimi, por duhet të transformohet në përqendrim dhe vendosmëri. Duhet të punojmë për gjerat që nuk shkojnë dhe kam parë një grup të motivuar që e di që duhet të bëjë më mirë.

Tifozët janë arma jonë shtesë, duhet të përfitojmë që të bëjmë mirë deri në fund të kampionatit. Nuk është momenti për të bërë bilance, sepse vlerësimi do të ndryshojë kur të mbyllet kampionati. Për momentin është e kotë, ne duhet të qëndrojmë në garën për titull deri në javën e fundit të kampionatit”, ka thënë Pioli.

Mungesat-“Ibrahimovic do të mungojë, por rikuperojmë Bennacer dhe Rebic. Janë të dy mirë dhe mund të luajnë që nga minuta e parë. Leao dhe Kessie janë mirë dhe të motivuar”.

Lufta për titull- “Ne po luajmë mirë, por gjykohen vetëm rezultatet. Nuk mund ta shoh gotën gjysmë bosh tani. Duam të mundim Genoan, sepse i kemi cilësitë për ta bërë. Më pas në fund do të bëhen llogaritë. Nuk i shoh me shumë vëmendje skuadrat e tjera rivale në garën për titull”. / Oversport.tv

You may also like