Pioli mendon vetëm për Napolin, ul në stol të gjithë titullarët

by admin
Spread the love

Pioli mendon vetëm për Napolin. Fitorja 1-0 të mërkurën në mbrëmje i ka afruar kuqezinjtë edhe më shumë me kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, teksa verdikti final do të jepet mbrëmjen e të martës në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Trajneri kuqezi duket se ka vlerësuar maksimalisht këtë takim dhe ka vendosur të lërë pushim të gjithë futbollistët që luajtën titullarë ndaj Napolit në “San Siro”.

Për sfidën e të shtunës ndaj Bolognës, Pioli pritet të hedhë në fushë vetëm portierin Maignan nga titullarët dhe pjesën tjetër prej 10 futbollistësh do ta plotësojë me futbollistë të stolit.

Synimi i trajnerit është që të lërë pushim titullarët, në mënyrë që të rikuperojnë si duhet energjitë dhe të japin maksimumin në sfidën vendimtare ndaj Napolit.

Megjithatë edhe kjo zgjedhje e trajnerit mund të rezultojë me pasoja për kampionatin, pasi transferta ndaj Bolognës nuk është asnjëherë e lehtë dhe për momentin Milanit i duhen pikë për të ruajtur vendin në katërshen e parë të renditjes.


Top Channel

You may also like