Piku i sezonit turistik, nga Vlora në Shëngjin plazhet braktisen nga pushuesit

by admin
Spread the love

Kriza ekonomike ka boshatisur plazhet thuajse në të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Syri Tv ka kryer një vëzhgim në disa prej plazheve në Vlorë, Shengjin e Fier ku edhe pse është fundjavë, numri i pushuesve është tepër i vogël. Sipërmarrësit e këtyre zonave shprehen se po kalojnë gjendje shumë të vështirë për shkak të mungesës së pushuesve.

Këto pamje, tregojnë se si qindra e mijëra shezlone në të gjithë vijën bregdetare të vendit, janë bosh!

Situata është më shumë se dramatike, e tillë sa rrëzon propagandën e Ministres Kumbaro, që pretendon se Shqipëria poi  merr pushues Greqisë.

Këtë të shtunë data shënon 16 korrik, ose thënë ndryshe, duhet të ishte kulmi i sezonit turistik. Por, nga një vëzhgim i bërë nga syri televizion në plazhet e Shëngjinit, Semanit dhe Zvërnecit, tregohet panorama e trishtë e braktisjes së plazheve nga pushuesit.

Teksa qeveria e cilëson të suksesshëm sezonin, realiteti në bregdet është i trishtë: shezlone pa pushues dhe biznese që po falimentojnë, për shkak se kanë paguar paraprakisht hapësirën e shfrytëzimit të plazhit.

Këto subjekete biznesi në bregedetin e Semanit thonë se shkak i boshatisjes së plazheve është kriza ekonomike që ka prekur shqiptarët, ndërsa për bizneset, situata është më keq se në dy vitetet e para të pandemisë.
Për pushuesit e paktë, që kanë zgjedhur të bëjnë pushime në Seman, faji për dështimin e sezonit turistik është i qeverisë, që ka lënë në varfëri qytetarët.

Kriza e çmimeve, që ka rënduar xhepat e qytetarëve nga fillimi i vitit e deri më tani, duke shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit, shihet si shkak për braktisjen e plazheve edhe nga pushuesit në Shëngjin apo Zvërnec.

E njëjta situatë është edhe në plazhet e tjera të vendit, Velipojë, Radhimë, Dhërmi, Himarë e Sarandë, apo dhe në Pogradec, ku duket se ky sezon turistik do të jetë nga më të dobëtit në vitet e fundit.

You may also like