PIKTURË – “Femme A La Montre” e Pikasos shitet për 140 milionë dollarë

by admin
Spread the love



NJU JORK, 9 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryevepra e Pablo Pikasos e vitit 1932 “Femme A La Montre” u shit dje për gati 140 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork.

“Kjo është vepra e dytë më e shtrenjtë e Pikasos e shitur ndonjëherë në ankand, duke arritur vlerën e 139,4 milionë dollarëve”, tha shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.

Në vitin 2015, “Les Femmes d’Alger (Version ‘O’)” e Pikasos u shit në ankandin “Christie’s” në Nju Jork për 179 milionë dollarë.

“Sotheby’s” tha se piktura e vitit 1932, një portret i të dashurës së tij Marie-Thérèse Walter, u ble nga koleksionistja Emily Fisher Landau në vitin 1968.

Fillimisht nuk u zbulua se kush e bleu pikturën të mërkurën.

Së bashku me pikturat e Pikasos, rreth 120 vepra arti të tjera do të shiten në ankandin dyditor.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDisiplina e FSHF bllokon për tre sesione merkaton e Tiranës, Dinamos dhe Skënderbeut


You may also like