PHENIAN – Putini i gatshëm për të vizituar Korenë e Veriut

by admin
Spread the love

SEUL, 21 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë e tij për të vizituar Korenë e Veriut së shpejti, njoftoi sot media shtetërore.

Putin falenderoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për ftesën për të vizituar Phenianin, duke shprehur gatishmërinë e tij për të vizituar vendin “në një datë të hershme”, tha agjencia e lajmeve e kontrolluar nga shteti KCNA.

Agjencia tha se qeveria e Koresë së Veriut është e gatshme të përshëndesë mikun më të ngushtë të popullit korean me sinqeritetin më të madh.

Lidhjet e thelluara midis Moskës dhe Phenianit shihen me dyshim dhe shqetësim jashtë vendit.

Koreja e Veriut besohet se ka furnizuar Rusinë me municione, duke përfshirë raketa balistike, për luftën e saj kundër Ukrainës.

Dyshohet se Rusia, një fuqi e madhe ushtarake, mund të ofrojë asistencë teknike për programet e armëve të Koresë së Veriut.

Më herët gjatë javës Rusia rikonfirmoi bashkëpunimin e saj të ngushtë me Korenë e Veriut gjatë një vizite treditore të Ministrit të Jashtëm Choe Son Hui në Moskë.

Si një simbol i bashkëpunim të ngushtë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vizitoi Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar dhe u takua me Putinin.

Kjo u pasua nga një vizitë e ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov në Phenian.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like