Petliçkovski: ISHP po kontrollon nëse pacienti nga Kërçova është i infektuar me linë e majmunit

by admin
Spread the love




Një mostër për testimin e një rasti të dyshuar me linë e majmunit duhet të mbërrijë gjatë ditës në Institutin e Shëndetit Publik. Pacienti është nga Kërçova, në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka nevojë për hospitalizim, tha kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski.
“Pacienti është i lokalizuar. Ai është kontaktuar nga epidemiologu kompetent në Manastir dhe ka përfunduar anketa fillestare epidemiologjike. Ne kemi teste në dispozicion dhe ISHP duhet të ketë përgjigje nëse është lija e majmunit”, tha Petliçkovski për “Sitel”.


You may also like