Pesë muaj pasi u bë nënë për herë të parë, Rihanna befason me dukjen

by admin
Spread the love

Ylli i muzikës, Rihanna tregoi figurën e saj të pabesueshme pas lindjes me një fustan të gjatë dhe elegant teksa mori pjesë në premierën e me të dashurin e saj ASAP Rocky të mërkurën në mbrëmje (26 tetor).

Vetëm disa ditë pasi shpalli rikthimin e shumëpritur të muzikës për herë të parë në pesë vjet, me një këngë për vazhdimin e “Black Panther” i quajtur “Lift Me Up”, nëntë herë fituesja e “Grammy”-t dhe partneri i saj, të dy 34 vjeç, koordinuan veshjet në daljen e tyre të radhës së bashku.

Teksa artistja shfaqi fizikun joshës, reperi ndërkohë dukej gjithashtu elegant veshur me një xhaketë gri të çelur dhe pantallona të ngjashëm.

Dyshja, e cila mirëpriti një djalë më 13 maj në Los Angeles, pozoi për foto me krahët e tyre të mbështjellë me dashuri rreth njëri-tjetrit.

Shiko fotot:

You may also like