Peruanët nisin ritualin e ngjitjes së malit dhe lutjes për ‘Zotin e Yllit e të Dëborës’ (fotot)

by admin
Spread the love

Qindra peruanë kanë nisur sot ritualin e përvitshëm të ngjitjes së malit Sinakara në homazh ndaj hyjnisë së tyre Qoyllur Rit’i (Ylli i Zotit e i dëborës) në lartësinë 4,700 metra në vargmalet Vilcanota.

Festivali fetar rreth 1,000 kilometra në jug të kryeqytetit Lima daton prej shekulli të 18-të, në të cilin pelegrinët kthehen në komunitetet e tyre me copa akulli në krahë në simbolikë të ujitjes së tokave me ujin e shenjtë.

Por organizatori i vjetër Javier Garmendia thotë se akullnajat e Andeve janë në tkurrje teksa tashmë mund të shihen shkëmbinj që më parë ishin të ngrirë.

Festivali i shumëpritur i dëborës shoqërohet me kërcime dhe shfaqje të shumta fishekzjarrësh, në një përszierje ritesh katolike besimesh indigjene peruane.

Çdo vit rreth 100,000 pelegrinë kryejnë marshimit drejt malit Sinakara si një nga celebrimet më të rëndësishme të kulturave të Andeve.

Pelegrinazhi Qoyllur Rit’i nuk është shumë i njohur jashtë kulturave tradicionale në Peru dhe është dëshmuar vetëm nga pak të huaj.

Emri i tij “Ylli i Dëborës”, i referohet yllit të parë që shfaqet në natën e fundit të festivalit, që për koinçidencë është Venusi.

‘Qoyllor’ do të thotë “ylli që ngrihet” ndërsa ‘rit’i’ do të thotë “dëborë”, në një përshkrim të fenomeni të Venusit që qëndron mbi majat e mbuluara me akull.

Adhuruesit i luten shpirtrave për shëndetin e të afërmve dhe kafshëve të tyre, si dhe për të korra të mira, në rituale të përshkruara si ‘shumë shpirtërore’ nga vizitorët.