Personalitetet 2021/ Agim Ademi: Agimi i Federatës, Federata e Agimit

by admin
Spread the love

Fotografitë e Agim Ademit dominojnë faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ademi është kryetar i FFK-së dhe aktivitetet e tij duhet të zënë vend në sajtin zyrtar. Por rrallë në ndonjë faqe të federatave nacionale të futbollit, e aq më pak të UEFA-s e FIFA-s, aktivitetet e kryetarit promovohen si në faqen e FFK-së.

Agim Ademi vlerësohet se ka goxha autoritet në futbollin kosovar.

Aktualisht opozita e tij, që dikur ishte e zhurmshme, nuk po shfaqet aktive.

Sa i takon FFK-së, vlerësohet se ka kontroll të plotë. Pak prej gjërave bëhen pa dijen dhe lejen e tij. Mori vlerësime që solli VAR-in, ndërkohë që disa stadiume janë në gjendje të tmerrshme.

Së fundmi njoftoi edhe për hyrjen e FFK-së në një biznes të orëve. Edhe biznesin e orëve, që shumë e vlerësuan të palogjikshëm, e vlerësoi sukses.

Koha.net

You may also like