Përplasje fizike gjatë çmimeve Grammy, arrestohet reperi i njohur

by admin
Spread the love

Reperi amerikan Killer Mike u arrestua për një përplasjeje fizike pak pasi fitoi tre çmime Grammy, tha policia e Los Angeles të dielën.Zëdhënësi i policisë së Los Anxhelosit, Mike Lopez tha për Associated Press se ndalimi ishte në lidhje me një përplasje brenda Crypto.com Arena ku u mbajt ceremonia.

Killer Mike, 48 vjeç, u akuzua për kundërvajtje, shtoi Lopez. Ai u lirua më vonë dhe do të dalë në gjykatë në fund të këtij muaji. Videoja nga vendi i ngjarjes tregonte Killer Mike, emri i vërtetë Michael Render, duke u shoqëruar nga vendi i ngjarjes në pranga nga oficerët e policisë.

Kjo ndodhi menjëherë pasi reperi dhe aktivisti politik fitoi tre çmime Grammy, të parat e tij për 20 vjet.Kënga e tij Scientists & Engineers, me André 3000, Future dhe Eryn Allen Kane, fitoi çmime për këngën më të mirë rep dhe performancën më të mirë rap.

The post Përplasje fizike gjatë çmimeve Grammy, arrestohet reperi i njohur appeared first on NTV.

You may also like