Përparim Rama e Albin Kurti, pjesëmarrës në turneun e verës në futboll të vogël (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kostumin e kryetarit e hoqi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, vendosi të luajë futboll.

Edhe pse veshja sportive nuk ishte shumë e përshtatshme, ai i pari e shqelmoi topin.

Pasi qëndroi pak minuta në fushë, Rama nuk ishte shumë i kënaqur më performancën e tij.

Rama me bashkëpunëtoret e tij te komunës luajtën ndaj Komitetit Olimpik të Kosovës në turneun e futbollit të vogël Meridian Express, që u zhvillua në Prishtinë.

Për të luajtur futboll jo, por në rolin e shikuesit, erdhi edhe kryeministri Albin Kurti.

Edhe pse Rama nuk e priti kur Kurti arriti, ata më vonë qëndruan bashkë.

Madje të dy në fund ndanë edhe medaljet për më të mirët.

 

You may also like