Perisic shtang Interin, gjithçka e kryer për transferimin e tij në Premier League

by admin
Spread the love

Pas takimit në ditët e fundit ku Interi paraqiti edhe ofertën zyrtare për rinovimin e Ivan Perisic, zikaltrit janë në pritje të përgjigjes së mesfushorit kroat. Megjithatë, sipas asaj që raportohet në Itali, Perisic nuk do të rinovojë me Interin, por do të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Antonio Conte.

Sipas asaj që raporton gazetari Bruno Longhi gjithçka është e kryer për transferimin e kroatit në Angli. Perisic ka pranuar kërkesën që i ka bërë Tottenham, ndërsa agjenti i lojtarit është takuar edhe me Fabio Paraticin, drejtorin sportiv të klubit londinez.

Tottenham i ka bërë Perisic një ofertë më të mirë ekonomike se zikaltrit. Këta të fundit i kishin ofruar një pagë 5 milionë euro në sezon plus bonuse, ndërsa kontrata do të ishte 2-vjeçare. Nga ana tjetër, 2-vjeçare është edhe oferta e Tottenham, por në shifra më të larta ekonomike. Gjithçka pritet të zyrtarizohet ditët e ardhshme. /oversport.tv

You may also like